Vlorë, amortizimi i tubacionit të ujësjellësit ndot ujin e pijshëm
Në disa lagje të Vlorës si pasojë e çarjes së tubacioneve kryesore të ujësjellësit, uji vjen në cezmat e banorëve i ndotur. Dëmtimi i rrjetit është shkaktuar nga amortizimi dhe punimet që po kryehen për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza. Vlorë-Amortizimi i rrjetit ujësjellës të qytetit të Vlorës ka krijuar probleme me konsumin e ujit të pijshëm në disa zona përgjatë bregdetit.Alarmi vjen nga shefi i higjenës, pranë drejtorisë së shëndetit publik Vlorë Hasan Cufe, që pohon se uji ka ndotje bakteriologjike, erë dhe ngjyrë.Në disa lagje të Vlorës, duke përfshir zonën Ujit te Ftohte, hyrja e qytetit, spitalit dhe disa lagjie te tjera si pasojë e carjes së tubacioneve kryesore të ujësjellësit uji rezulton me ndotje bakteriologjike, duke bërë që uji të mos jetë i konsueshem për një periudhë të papërcaktuar. Edhe pse procesi i klorifikimit ka qenë në masën e duhur në disa zona serish mbetet shqetesuese fakti i carjes së tubacioneve. Uji ne rubinetat e qytetareve vjen jo vetem i ndotur por dhe me erë dhe ngjyre.Dëmtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe carja e tubacioneve, ka ardhur edhe nga punimet për ndërtimin e rrjetit terciar të ujërave të zeza.