Forumi i biznesit Shqipëri-Greqi, bizneset greke shfaqin interes për Shqipërinë

Biznesmenët grekë kanë shfaqur interes për  të investuar në Shqipëri.Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kozanit  u shpreh se biznest greke janë shumë të interesuar për Shqipërinë.Ndërkohë që kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka i ftoi sipërmarrësit të investojnë në bujqësi,industrinë ushqimore si dhe në sektorin bankar.Sipërmarrësit grekë shfaqin interes për të investuar në Shqipëri. kreu i Dhomës së Tregtisë së Kozanit u shpreh se biznesmenët grekë kanë ardhur  me një oreks të madh për investime në një kohë që kriza ekonomike është gjithmonë e më e ndjeshme."Biznesmenët grekë kanë ardhur me një oreks për të realizuar investime konkrete në  vendin fqinj.Kam bindjen se ky takim do të ndikoj në rritjen e bashkëpunimit .Jemi ne një moment krize ekonomike dhe bashkëpunimi ka më shumë peshë.Duhet që të zgjerojmë spektrin e bashkëpunimit dhe në këtë mënyrë do të nxjerim fitime për të dyja vendet."Kreu  Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka ftoi sipërmarrësit grekë të investojnë në bujqësi, industrinë ushqimore si dhe në sektorin bankar.Nikolin Jaka: Shqipëria ka shumë sektorë të pazhvilluar që janë resurse për sipërmarrjen e huaj dhe vendase. Doja të përmendja industrinë ushqimore, bujësinë, blektorinë, turizmin, infrastrukturën, industrinë minerare apo shërbimet financiare dhe bankare.Në kuadër të bashkëpunimit u nënshkrua edhe një marrëveshje ndërkohë që u zhvilluan edhe një sërë takimesh mids biznesmenëve të të dy vendeve.