Arrestimi i 2 deputetëve, SHBA: Të sigurohet proces i rregullt, partitë të largojnë të inkriminuarit

Pas arrestimit të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila nëpërmjet një komunikate për mediat ka ripërsëritur qëndrimin e saj që partitë politike të largojnë individët të përfshirë në veprimtari kriminale.Ambasada i bën thirrje Prokurorisë dhe institucioneve gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre, ndërsa mbështet përpjekjet e kuvendit për të hartuar legjislacionin në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014.Deklarata e ambasadës SHBA:Në përgjigje të pyetjeve të shumta që kemi marrë nga mediat, Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA deklaron si më poshtë:“Ambasada e Shteteve të Bashkuara rithekson deklaratën e saj të mëparshme, e cila bën thirrje që Prokuroria dhe institucionet gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin dhe për të siguruar një proces të rregullt.Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim përpjekjet e kuvendit për të hartuar legjislacionin në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014.”ambasada