Licenca e AMC, kompania nuk jep të dhëna për shumën e paguar

Në 19 janar 2015, afro 5 muaj pasi kompanisë celulare AMC I kishte skaduar licensa për të operuar në tregun shqiptar, i është rinovuar e drejta për të përdorur frekuencat e brezit 900 dhe 1800 MHz, sipas njoftimit zyrtar të AKEP.Ajo që bie në sy në njoftimin e AKEP është mosdhënia e asnjë informacioni mbi vlerën e paguar nga AMC për ripërtëritjen e licenses dhe mbi të gjitha kohëzgjatjen e licensës.Sipas përllogaritjeve të ekspertëve vlera e licensës që duhet të paguhej nga AMC, aksionet e së cilës zotërohen nga gjermanët e Deutsche Telekom luhatet nga 45-100 Mln euro.Ora News u interesua pranë kompanisë celulare për të mësuar më shumë informacion rreth afatit dhe shumës së paguar por hasi në rezistencën e kompanisë për të qenë transparente me publikun duke ja përcjellë të drejtën për përgjigje AKEPEdhe zyrtarët e autoritetit përgjegjës për telefoninë celulare nuk pranuan të jepnin informacionin për të cilin janë të detyruar me ligj duke na përcjellë tek njoftimi zyrtar i publikuar në website që ndryshe nga njoftimet e tjera nuk jep asnjë informacion mbi shumën e paguar dhe afatin e licensës.Për të dytën ditë rresht ju drejtuam kompanisë AMC për të kryer këtë detyrim minimal transparence ndaj publikut dhe sëeish përgjigja që morëm është mohueseËshtë e pakuptueshme se si një kompani që rezulton më fitime të larta dhe që jo rrallë herë shkakton shqetësim tëk klientët e saj me fatura të kripura dhe cmime ndër më të lartat në rajon refuzon të jetë e hapur dhe transparente të paktën për një shpenzim që duhet tja ketë paguar zyrtarisht shtetit shqiptar për rinovimin e licensës.