Kryeministri Rama i prezanton fermerëve skemën e re të investimeve

Fermerët duhet t'i hedhin sytë nga një skemë e re financimi, që nuk vjen nga shteti shqiptar, por nga BE.  Me këtë mesazh i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, fermërëve  duke garantuar se ministria dhe drejtoritë e bujqësisë, do të kthehën ne zyra asistence për t’i ndihmuar ata  të thithin investimet e BEEdi Rama: Janë të vështira, në radhë të parë, sepse neve na mungon dija në këtë sektor, jo dija e dy-tre ekspertëve, por dija tek fermerët, tek të gjithë ju, lidhur me si bëhet një një aplikim dhe si merret një financim nga programet e BE-së. Këtë ju nuk mund ta bëni dot vetë. Për këtë duhet t'ju ndihmojë shteti. Për këtë aryse, ne besojmë se drejtoritë aktuale të bujqësisë në gjithë territorin duhet të kthehen në pika të shpërndarjes së kësaj dijeje, duhet të kthehen në zyra asistence teknike të fermerëve, për t'i ndihmuar të njihen me modalitetet e çdo programi dhe për t'i ndihmuar që të plotësojnë ashtu siç duhet aplikimet dhe për të ndjekur procesin e aplikimit. Kemi mundësi t'i rrisim jashtëzakonisht shumë financimet, në rast se do të jemi të gatshëm të thithim fondet dhe projektet e BE-së", tha Rama.Gjatë pritjes me fermerët që kanë përfituar nga skema e qeverisë per mbështetjen e bujqësisë, Rama i kujtoi atyre lehtësirat me taksat, dhe këkroi që heqja e tyre të reflektohet me ulje të çmimit të produkteve.Edi Rama: Presim që të vijë edhe përfitimi për të gjithë qytetarët me uljen e çmimit të disa produkteve.Gjatë këtij viti qëveria parashikon një fond prej  17 milionë dollarë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.