Gjakmarrja në Shkodër, Prokuror Cani: Kjo vepër duhet të gjykohet në Gjykatat e rretheve

Duhet guxim dhe në të njëjtën kohë angazhim i gjithëanshëm për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes, që prej 25 vitesh demokraci në Shqipëri vijon të marrë jetë njerëzish.Kjo ishte kryefjala e auditoriumit për gjakmarrjen organizuar në Shkoder nga institucioni i avokatit të popullit në bashkëpunim me “OSCE”.Avokati i popullit Igli Totozani theksoi se institucioni që ai drejton është marrë në mënyrë thelbësore me këtë çeshtje, e në të njëjtën kohë vazhdon të bëjë presion ndaj institucioneve që ta marrin seriozisht këtë fenomen. Sipas tij zgjidhje është krijimi i një organizmi ndërinstitucional por që vepron në Shkoder, aty ku është më i madh ky shqetësim.Igli Totozani: Që nga dita e parë e themelimit të avokatiti të popullit ka propozuar projektilin e vitit 2005 për ngritjen e një këshilli kordinues për fenomenin e gjakmarrjes dhe kjo do mobilizimin e të gjithëve.Zv/kryetari i prezencës së OSBE Robert Wilton e quajti një krim që kufizon të drejtat e njeriut, fenomenin e gjakmarrjes dhe kërkoi që të gjithë të punojnë për të larguar këtë imazh, duke u përballur në themel me çeshtjen.Robert Wilton: Është nje fenomen me një imazh të lashtë, por gjithashtu ka një aspekt konkret që po prek të drejtat e njerëzve. Në fund të fundit po flasim për një krim që kufizon të drejtat e fëmijëve dhe duhet të trajtohet si krim.Prokurori i Shkodres Besnik Cani u ndal tek statistikat që ky organ ka evidentuar pas shkuarjes shtëpi me shtëpi të oficerëve të policisë gjyqësore. Gjithsej janë kontaktuar 200 familje të prekura nga gjakmarrja, ku një pjesë e tyre rezultojnë të ngujuar.Besnik Cani: Do ishte më mirë që kjo vepër penale të gjykohej nga Prokuroritë dhe Gjykatat Rajonale sepse do t’i shërbente më mirë parandalimit të përgjithshëm. Se një qytetar në Theth në Dukagjin nëse zhvillon një gjykim në Tiranë nuk ka asnjë ndikim ky gjykim mbi këtë fshatarin tjetër këtu në Theth, sepse askush nuk e merr vesh se cfarë po ndodh në rrugën “Jordjan Misja” në Gjykatën e Krimeve të Rënda.Në këtë auditorium ishin të pranishëm drejtues të prokurorisë, policisë, gjykatave të Shkodres, komuniteteve fetare dhe shoqata që merren me trajtimin e fenomenit të gjakmarrjes.