Afati për të paguar faturat, Çela: S'ka shtyrje. Kush s'lidh akt-marrëveshje i ndërpritet energjia
Pak ditë na ndajnë nga përfundimin i afatit të fundit për faljen me 80% te kamatvonesava. Qytetarët që bëjnë pagesën mujore, nuk është e nevojdhme të qëndrojnë në radhë, ata regjistrohen dhe futen menjeherë nga punonjesit e OSHEE brenda sporteleve.Disa ore u duhet te presin ata qe kane detyrime të prapmbetura. Në sportele shënohet fluks, ndërsa vetë konsumatorët shprehen të shqetësuar për mbifaturimet.Administratori i OSHEE tha se nuk do te kete shtyrje afati dhe për ata që nuk kanë lidhur akt marrëveshje do t’u ndërpritet energjia.Ardian Çela: Janë 2800 konkrata pa abonentë privatë, ndërsa për buxhetorët ne kemi nisur ti presim atyre institucioneve buxhetore energjinë elektrike.Administratti i OSHEE prezantoi edhe draft investimet për 2015.Ardian Çela: Më konkretisht do të investojmë në këto sektorë:o 991 milionë lekë në Ndërtim Nënstacionesho 2.73 miliardë lekë në Ndërtim rrjeti TM dhe Kabina transformimio 820 milionë lekë në Ndërtim rrjet TU ABCo 711 milionë lekë në sistemin e MatjesMe investimet që do të bëjë OSHEE synohet të rritet siguria e furnizmit me energji elektike në zonat të cilat janë më problematike. Kjo për të reduktuar nivelin e humbjeve teknike. Parashikimet janë që këto humbje të ulen me 4.1% që sipas autoriteteve të OSHEE përkthehet me shifra me 20 milionë dollarë