Tryeza e Nivelit të Lartë BE-Shqipëri, para Hahn takoi dhe Ramën Metën e Bashën
Ka zgjatur 1 orë e 30 minuta dialogu i nivelit të lartë mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.Në tryezën qëu zhvillua pa praninë e medias mazhoranca u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, ministrja e integrimit Klajda Gjosha, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe disa prej ministrave të tjerë të kabinetit, ndërsa opozita nga kryetarja e komisionit të Integrimit, Majlinda Bgredu, sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, deputeti Eduard Halimi.Pjesë e takimit ishin dhe krerë të institucioneve të pavarura, mes tyre edhe kryeprokurori Adriatik Llalla.Në këtë tryzë u diskutua për 5 prioritet që Shqipëria ka si kusht për hapjen e negociatave dhe integrimin në Bashkimin Evropian, mes të cilave edhe dekriminalizimi.Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, duhet të ketë raportuar mbi ecurinë e prioriteteve të vendosura në BE. Ndërkohë pas ministres, fjalën e ka marrë drejtuesja e Këshillit Kombëtar për Integrimin, Majlinda Bregu.Tryeza u mbyll me një konference e përbashkët për shtyp e komisinerit Hahn dhe kryeministrit Edi Rama.Lexo: Hahn në Tiranë, Rama: Në vjeshtë detyrat i kemi gati. Të mos ketë shtesë. Komisioneri: Gjyqësori i pavarur, vendimtareMë herët Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin Johannes Hahn zhvilloi takime me krerët e vendit për tu njohur me situatën aktuale politike.Axhenda e takimeve nisi që në mëngjes, ku komisioneri u prit në kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama, dhe më pas zhvilloi një takim me kryetarin e kuvendit Ilir Meta. Rreth orës 10 30 Hahn është pritur nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndërsa në orën 11 00 është takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha.Në mbyllje të vizitës, komisioneri për Politikat e Fqinjesise dhe Negociatat per Zgjerimin planifikon edhe një takim me presidentin Bujar Nishani. Kjo është vizita e parë e Johannes Hahn në Tiranë që pas marrjes së postit që deri pak muaj më parë drejtohet nga Stefan Fyle.[caption id="attachment_483416" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Johannes Hahn me Edi Ramën[/caption]Dialogu i Nivelit të Lartë për pesë Prioritetet Kyçe, do të bashkëkryesohet nga Komisioneri Hahn dhe Kryeministrin Edi Rama dhe në fokus ka punën e Shqiperisë për realizmin e reformave kyçe të nevojshme për fazën e ardhshme të procesit të integrimit të vendit në BE.Një ditë më parë ndërsa vizitoi disa objekte të rëndësishme historike dhe kulturore Hahn dha mesazhin se klima politike mbetet një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE ndërsa paralajmëroi klasën politike se do të përballet me pasojat e kësaj situate. Hahn: Tensioni që po shoqëron vendin, pengesë për hapjen e negociataveKomisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn ndodhet që prej ditës së djeshme në Tiranë.Ai do të vizitojë disa qendra kulturore në Tiranë, një projekt të finacuar nga BE si dhe do të ketë një diskutim mbi çështjet e ndërlidhjes e transportit me Qeverinë.[caption id="attachment_483417" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Johannes Hahn me Ilir Metën[/caption][caption id="attachment_483498" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Tryeza e Nivelit të Lartë BE-Shqipëri[/caption][caption id="attachment_483499" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Tryeza e Nivelit të Lartë BE-Shqipëri[/caption]