Uji i pijshëm, Ujësjellësi i Durrësit: Problem amortizimi i rrjetit
Amortizimi i rrjetit të ujësjellësit në Durrës, ka sjellë humbje të shpërndarjes së ujit në qytet. Në ditën Botërore të ujit, UKD ka bërë thirrje që të mos shpërdorohet, dhe të paguhen rregullisht faturat për ujin e konsumuar.Në ditën botërore të ujit, punonjës të ujësjellës kanalizimeve Durrës janë vendosur në disa pika në qytet, duke ndarë broshura kundër shpërdorimit të ujit të pijshëm.Amortizimi i rrjetit të shperndarjes se ujit të pijshëm si dhe ndërhyrjet e paligjshme në sistem mbeten problemet kryesore që ka aktualisht ndërmarrja e ujesjellësit në Durrës.Aktualisht UKD po kryen procedurat për ndërtimin e ujësjellësit të ri që do të furnizojë qytetin e Durrësit me ujë të pijshëm që janë në fazën e prekualifikimit për të vazhduar më pas me zhvillimin e tenderit për shpalljen e firmës fituese.