Platforma për dekriminalizimin, Basha: Kemi gati amendamentet kushtetuese
PD i ka paraprirë procesit të dekriminalizimit, duke propozuar amendamente konkrete për ligjin. Mbledhja e grupit parlamentar diskutoi gjerësisht mbi këtë vendim, duke e cilësuar dekriminalizimin një proces jetik për vendin.Lulzim Basha: "Grupi parlamrntar i PD-së bashkë me aleatët kanë vendosur që javën e ardhshme në kuadër të marrëveshjes së dekriminalizimit të bëjë publike propozimet tona, amendamentet tona kushtetuese dhe ligjore për të përjashtuar nga parlamenti i Shqipërisë dhe nga cdo zyrë tjetër publike, zgjedhur apo emëruar persona me rekorde të tmerrshme kriminale, të natyrës së krimit të organizuar".Basha kërkoi bashkëpunimin e mazhorancës për ti dhënë fund kësaj problematike, duke i paralajmëruar se në rast të kundërt do të përballen me protesta qytetare.Lulzim Basha: "Ne jemi gati të ecim me platformën tonë të dekriminalizimit dhe në këtë kuadër bashkë me qytetarët shqiptarë kërkojmë angazhimin e plotë të deputetëve të shumicës, bashkëpunimin e tyre në kuader të marrëveshjes qoftë kjo edhe kundër urdhërave politikë të krerëve të tyre brenda kohës më të shkurtër të mundshme të parashikuar nga rregullorja e kuvendit ose përballjen me qytetarët shqiptare në sheshet e revoltave popullore. Ky është vendimi i PD dhe aleatëve tanë".Nesër në mbledhjen e këshillit të mandateve dhe imunitetve, PD ka marrë vendim për të mbështetur kërkesën e prokurorisë për autorizim për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku por do të këmbëngulë në kërkesën që hetimi i prokurorisë të jetë më gjithëpërfshirës dhe i pandikuar politikisht. Gjithashtu do të kërkojëe që këshilli i mandateve të shqyrtojë kërkesën e tyre për heqjen e mandatit të deputetit Koco Kokëdhima, pasi sipas tyre, ai ka shkelur kushtetutën sepse ka përfituar fonde publike në kohën kur ka qënë deputet.Po ashtu Basha iu kthye edhe dy amendamenteve të 20 janarit, atë te çmimit të energjisë elektrike dhe çmimit të naftës.Lulzim Basha: Do të kërkojmë brenda afatiti kushtetues dhe ligjor edhe shqyrtimin pa vonesë të dy amendamenteve tona të 20 janarit. Për uljen e çmimit të energjisë dhe çmimin e naftës përmes heqjes së TVSH të energjisë elektrike dhe eliminimin e taksës për naftën. Për këto nuk ka kompromis. Ka një ultimatuam dhe një afat ppër mazhorancën.