Dita botërore e poezisë, poetët dhe studiuesit kërkojnë më shumë mbështetje

Poezia ka më shumë nevojë për mbështetje, ndërsa poetët e mirfilltë janë të paktë. Ky është mendimi që ndajnë poetë dhe studies, të cilët kërkojnë që edhe shkollat të japin më shumë kontribut në gjetjen dhe promovimin e poetëve të rinj.Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Objektivi i saj  është kthejë kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.Në ditën botërorë të poezisë edhe në Tiranë u organizuan disa aktivitete ku të ftuar ishin njerëz të artit dhe kultures.Ndër ta ishin gazetari dhe përkthyesi Ben Andoni sipas së cilit poezia është një gjini e cila ka më shumë nevojë për mbështetje.I të njëjtit mendim është edhe poetja Flutura Açka.Megjithatë Andoni dhe Açka janë të mendimit se aktualisht poetë të mirfilltë tregu shqiptar ka shumë pak.Jo të gjithë janë poetë, shprehet Andoni,ndaj çdo shtëpi botuese duhët të ketë kritikë të mirëfilltë në mënyrë që lexuesi të mos bombardohet me libra me poezi, të cilat fundja nuk përcjellin asnjë mesazh.Por për Flutura Açkën edhe këta të rinj duhen vlerësuar pasi nuk e dëmtojnë tregun.Andoni dhe Açka janë të mendimit se duhet ndërrmarrë një iniciativë në shkolla për gjetjen e poetëve të rinj e promovimin e tyre në treg.Në fund të intervistës poetja Flutura Açka ka një këshillë.Edhe pse ka shumë pak poetë në treg, Açka dhe Andoni shprehen se edhe përkthimi i autorëve të huaj është mjaft i rëndësishëm për ti dhënë kështu mundësinë edhe lexuesit që të bëjë një krahasim dhe në në fund një vlerësim.