Elbasan, u hiqet ndihma ekonomike, banorë të komunitetit rom: Na punësoni

Banorë të komunitetit rom pasi janë hequr nga ndihma ekonomike kërkojnë të punësohen. Disa prej tyre thonë se prej 10 muajsh enden dyerve të Zyrës së Punës në Elbasan, por deri më tani askush nuk i ka marrë në punë. Ata shpjegojnë se po jetojnë në kushte të vështira, pa asnjë të ardhur.Për tre qytetarë të komunitetit rom në Elbasan jetesa nuk ka qenë aspak e lehtë. Pasi u është hequr ndihma ekonomike sepse nuk kanë plotësuar dot kreditet për ta përfituar, nuk kanë mundur as të punësohen. Prej të paktën 9 muajsh enden dyerve të Zyrës së Punës.Ata kanë pranuar largimin nga skema e ndihmës ekonomike në këmbim të punësimit, por në fakt punë nuk kanë gjetur.Projekti i aplikimit elektronik të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në Elbasan ka lënë jashtë skemës ekonomike rreth 1200 persona, shumica e të cilëve prej radhëve të komunitetit rom.