170 vatra antraksi në vend, nis bërja e analizave

Ka një rast të dyshuar me antraks ditët e fundit dhe kjo ka mobilizuar ISHP dhe institutin e sigurisë ushqimore dhe veterinarisë për të analizuar kampionin. Në total në vend ekzitojnë 170 vatra me sëmundjen e plasjes por ekspertët rekomandojnë që të shmanget kontakti me kafshët e sëmura që të mos transmetohet virusi tek njerëzit.Në vend ka 170 vatra me sëmundje infektive antraks dhe ditët e fundit ka një rast të dyshuar me këtë sëmundje në Gjirokastër. Autoriteti i  Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe veterianrisë së bashku me ISHP po analizojnë kampionin dyshues dhe nëse rezulton pozitiv do të jetë rasti i parë për 2015 me sëmundjen e plasjes. Kjo infeskion trasmetohet nga kafshët tek njeriu dhe në rast se nuk trajtohet në kohë mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Po a ka Shqipëria një strategji për këtë sëmundje dhe a ndodh vaksinimi? Drejtori i Institutit të Veterinarisë Ardian Xinxo jep këtë përgjigje.Ardian Xinxo: Mund të them se ka një strategji të re, e cila fokusohet te vatra dhe trajton vatrat, duke monitoruar situatën në rang kombëtar. Ka pasur një ras të dyshuar në Gjrokastër.Për herë të parë në vend vihet në punën një laborator i kompletuar për të bërë analizat e antraksit. Laborantja Jonida Boçi thotë se përgjigjia e një analize vonon 3-4 ditë.Antraksi është sëmundje që merret nga kafshët e infektuar nëpërmjet prekjes ose konsumit të mishit. Tek njeriu shfaqet në formën e puçrës së zezë dhe nga vitet 1950 e deri para viteve 90 në Shqipëri janë shënuar raste të shpeshta të këtij infeksionit tek njerëzit. Në vitet 90 ky institut prodhoi për hërë të parë vaksinën kundër plasjes, e kjo e lokalizoi këtë infeksion tek bagëtit. Pavarësisht strategjive e vaksinimit, qytetarët duhet të shmangin kontaktet me kafshët e sëmura dhe të mos shesin e konsumojnë mish të kafshëve të ngordhura.