Rruga e Llogorasë, kilometri i 13 prej mbi 1 viti i dëmtuar në tre pjesë

Rruga nacionale që të çon drejt Llogorasë, pikërisht në Palasë ka pësuar rrëshqitje në tre pjesë të saj. Situata zgjat prej më shumë se një viti, ndërkohë që ka dhe një studim prej dhjetorit për të ndërhyrë, i cili ka mbetur projekt në letër.Ky është kilometri i trembëdhjetë i aksit Vlorë-Palasë, e njohur ndryshe si rruga e Llogorasë.Rruga ka rreshqitur, në më shume se tre pjese te saj si pasoje e erozionit duke e bere qarkullimin e automjeteve të rrezikshëm.Kalimtare të rastit, por edhe frekuentues të rregullt të zonës apelojnë për investime.Ne terren, kryetari i Keshillit te qarkut te Vlores, Sadrit Danaj, ka pranuar problematiken, ndersa ka shpjeguar se Vlora eshte nën juridiksionin e Gjirokastres, çka vështirëson monitorimin e zbatimit te kontratave me firmat që duhet ta mirëmbajnë.Ne dhjetor ka perfunduar nje studim gjeologjik per zonen mbi bazen e te cilit do te hartohet projekti i nderhyrjes ne infrastructure, por qe ende ngelet nje "projekt pa leter".