Incident në Fier, portieri serb largon nga fusha flamurin shqiptar. Çakoviç: Më falni
Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në takimin e vlefshëm për javën e 28-të të kategorisë Superiore mes Apolonisë dhe Tiranës. (Ne foto: Incidenti, i ndodhur sot ne stadium)Në momentin kur Morina ishte në pritje të ekzekutontë një 11 m, një tifoz ka hyrë në fushë duke mbajtur në duar flamurin shqiptar, portieri serb i fierakëve Vilson Çakoviç ja ka larguar menjëherë nga duart, por shokët e skuadrës së tij kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa më pas trajneri i Apolonisë Mërgjyshi vendosi ta zëvendësonte për të shmangur acarimin e mëtejshëm të situatës.Përmes një postimi në facebook Cakoviç ka kërkuar falje për veprimin e tij.
Mergjyshi: Ishte e papranueshme prandaj e zevendesovaNë një prenocimin për mediat pas përfundimit të ndeshjes , trajneri i Apolonisë deklaroi se“Ishte një veprimi pa pranueshëm i portierit, lojtarët nuk kanë të drejtë të merren me simbolet kombëtare, sidomos në këtë rast ai cënoi simbolin kombëtar të vendit tonë flamurin dhe nuk mund ta pranoja këtë gjë dhe prandaj e zëvendësova. Për sa i përket masave që do merren ndaj portierit, situata do analizohet me gjakftohtësi nga klubi dhe do marrim një vendim”, përfundoi Mërgjyshi. Ky ishte një incident i ngjashëm me atë të ndodhur në Beograd më 14 tetor, sigurisht me përmasa shumë më të vogla.[caption id="attachment_482509" align="alignnone" width="640"]
Tifozi me flamur qe hyri ne stadium, 22 mars 2015[/caption]Takimi përfundoi me fitoren e bardhebluve 0-2, pas golave të realizuar nga Morina dhe Gentjan Muça.