"Gjiro Open Air" çel pranverën e fluturimeve në Gjirokastër
"Gjiro Open Air" ka celur pranverën e fluturimeve në qytetin e Gjirokastrës.Eventi i organizuar nga Aeroklubi i Gjirokastrës në bashkëpunim me Albanian Open në datat 20 deri në 22 mars ka mbledhur dhjetra pilotë të cilët garuan për dy ditë në qiell të lirë në kuadër të etapës së tretë të kampionatit kombëtar të fluturimeve të lira.Për sekretarin e federatës së Aeronautikës Shqiptare Artion Vreto eventi ka si qëllim promovimin e këtij sporti.Pilotët kanë nisur fluturimet nga Çajupi, duke ofruar më akrobacitë e tyre në ajër pamje të jashtëzakonshmë të cilat shijoheshin për hërë të parë për shumë nga qytetarët e Gjirokastrës, Libohovës, Dropullit, Antigones, Lunxhërisë, Labovës dhe shumë të tjeraPor ky event nuk ka rëndësi vetëm në aspektin sportive. Për presidentin e Aeroclub Gjirokastra Sandri Pesha eventi ka rëndësi të vecantë edhe për promovimin e pasurive natyrore dhe kulturore të rajonit të qytetit duke i ardhur në ndihmë zhvillimit të turizmit.Pas dy ditëve akrobacish në ajër u organizua në Kalanë e Gjirokastrës edhe ceremonia e dhënies së cmimeve.Tre ishin ata pilotë të cilët u vlerësuan me cmime. Në vend të parë doli Ilir Kafazi, në vend të dytë Jovan Severov dhe në vend të tretë Artion Vreto.Pjësëmarrës në "Gjiro Open Air" ishin edhe pilotë nga Maqedonia të cilët shprehën falenderim të vecantë për Federatën e Aeronautikës shqiptare në organizimin e këtij eventi të rëndësihëm.Kalaja e Gjirokastrës është edhe vendi ku do të organizohet edhe Festivali Folklorik Kombëtar