Lezhë, zjarr në një stallë, digjen 14 lopë, 2 viça dhe 60 derra
14 krerë lopë, 2 krere viça dhe 60 krerë derra si dhe baze ushqimore prej 400 denxhe bari janë djegur në një stallë në fshatin Shkami i Kuq, Torovicë komuna Balldre pas rënies së zjarrit.Lezhë- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Torovicë të Lezhës, duke shkaktuar dëmë të mëdha.Ngjarja është shënuar rreth orës 18:40 të së dielës (22 mars 2015), ndërsa biznesi në fjalë ishte në pronësi të shtetasit Prend Jak Zefi.Flakët që fillimisht janë shfaqur në rrjetin elektrik janë përhapur me shpejtësi kjo duke u favorizuar edhe nga baza ushqimore që ndodhej brenda.Ka qenë pronari i këtij biznesi, Prend Zefi, i cili ka njoftuar zjarrfikësit dhe policinë në lidhje me ngjarjen, por distanca e largët e fshatit me qytetin e Lezhës ka bërë që zjarrfikësit të mbërrijnë me vonesë, duke mos patur mundësi për të ndërhyrë.Nga të dhënat e para është bërë e ditur se janë djegur të gjallë 14 krerë lopë, 2 krere viça dhe 60 krerë derra si dhe e gjithë baza ushqimore që ndodhej në këtë stallë.Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja është aksidentale, si pasojë e luhatjes tensionit të rrymes elektrike në llampat e ndezura për ndriçim.Sipas policise ka plasur një llampë duke krijuar shkendijë zjarri, që ka rënë në denxhet e barit dhe ka marrë flakë me shpejtësi duke shkrumbuar gjithçka.Sipas pronarit të këtij komplesi, dëmi i shkaktuar llogaritet në 5.500.000 lekë të reja, ndërsa ai i bën apel shtetit për ndihmë pasi kishte punuar prej vitësh për të ndërtuar një biznes të cilin në një hark kohor mjaft të shkurter ju shkatërrua gjithçka.Menjëherë ne vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës, të cilët nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshem Altin Jaku kanë nisur përllogaritjen e dëmëve të shkaktuara në këtë kompleks.[caption id="attachment_482746" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Stalla e bagëtive e cila u përfshi nga flakët[/caption][caption id="attachment_482748" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Stalla e bagëtive e cila u përfshi nga flakët[/caption][caption id="attachment_482749" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Stalla e bagëtive e cila u përfshi nga flakët[/caption][caption id="attachment_482750" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Stalla e bagëtive e cila u përfshi nga flakët[/caption][caption id="attachment_482751" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Stalla e bagëtive e cila u përfshi nga flakët[/caption][caption id="attachment_482752" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Stalla e bagëtive e cila u përfshi nga flakët[/caption]