Landfilli i Sarandës, Rama inspekton punimet me investim 5.6 mln dollarë

Çështjet me peshë për mjedisin kanë cuar në sarandë kryeministrin Rama, i cili fillimisht inspektoi landfillin në Bajkaj për menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane për bregdetin e jugut, investim vlerë 5.6 milionë dollarë i Bankës Botërore.Edi Rama: Është fjala për 5 bashki të cilat do të kenë buxhete të mjaftueshme dhe do kenë në dispozicion mundësitë për të pasur burime njerëzore të kualifikuara në mënyrë që gjithë ky thesar të çlirohet nga makthi i plehrave që kanë dëmtuar edhe imazhin edhe dëshirën e turistëve për të ardhur në këtë zonë.I shoqëruar nga deputetë të zonës dhe Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, Rama inspektoi dhe punimet për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza, i cili synon zgjidhjen përfundimtare nga ndotja e ujërave dhe shkarkimi i tyre në bregdetin e Sarandës dhe Ksamilit.Edi Rama: "Ky është një investim që çliron Sarandën dhe Ksamilin bashkë, edhe që kishte vite të tëra i bllokuar. Para të hedhura, si në shumë projekte të tjera me financime të huaja, pa marrë parasysh as si do të funksionojë, as si do të mirëmbahet. Është gjë e madhe që u vu në punë. Tani, me investimin e fundit, për të bërë lidhjen deri te hotel "Butrinti", përfundon dhe mbyllet skema dhe s'ka më ujëra të zeza të hedhura nëpër det",Duke argumentuar se kundërsulmi ndaj shkretimit ndër vite të gjelbërimit ka filluar, Rama tha se deri në fund të mandatit do të mbyllen të paktën 10 mln fidanë.Edi Rama: “Do nxjerrim edhe një fond tjetër për të vazhduar kundërsulmin dhe për të rimarrë situatën përmes gjelbërimit në këtë shkretim të madh që është bërë në gjithë këto vite. Patjetër do të gjejmë edhe mundësinë që të mbështesim për ruajtjen dhe mirëmbajtjen, se pa ruajtjen dhe mirëmbajtjen është gjithçka e hedhur në det. Këtë vit, në vitin e parë kemi mbjellë në tërë Shqipërinë 2.5 milionë fidanë dhe objektivi është që deri në fund të mandatit të shkojmë në 10 milionë, sigurisht në këtë volum, bregdeti zë vendin e vet dhe Saranda zë vendin  e vet."Shefi i qeverisë u ndal më pas në Himarë, ku inspektoi punimet në ndërtimin e shëtitores buzë detit, një projekt që parashikon sistemimin e infrastrukturës, ndërtimin e trotuareve dhe ndricim.Edi Rama: Ky është një model i ri i zhvillimit të zonës duke e vendosur bregdetin Jon nën mbrojtje nga barbaria, duke e transferuar në një hapësirë të rilindur turistike.Rama tha se investimet që po kryhen do të jenë në funskion të turistëve që në këtë sezon veror.