Zgjedhjet lokale në Francë, test "presidencial" për Lë Pen
Në Francë është zhvilluar raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku Fronti Nacional shpreson që të fitojë sa më shumë vota, në mënyrë që të legjitimojë kandidaturën e udhëheqëses Marin lë Pen, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.Edhe pse nuk konsiderohet si kandidate e fortë për të rrëzuar nga pushteti liderët tradicionalë konservatorë, frika nga rritja e frymës kundër emigrantëve, ka bërë që presidenti Holond dhe liderët e partive të tjera të mëdha të bëjnë fushatë intensive duke bërë thirrje që Lë Pen të mos marrë vota.Fronti Nacional kërkon që Franca të dalë nga euro dhe të rikthehet te franga, si dhe premton të mbajë një referendum për të rikthyer dënimin me vdekje, arriti të siguronte numrin më të madh të vendeve të Francës në Parlamentin Europian vitin e kaluar dhe gjithashtu drejton disa dhjetra bashki.Sondazhet tregojnë se Fronti Nacional dhe Partia e Bashkimi për Lëvizjen Popullore i Nikola Sarkozi, do të fitojnë të secila një të tretën e bashkive, ndërsa socialistët e Holond vetëm 20%.Megjithatë, rezultatet përfundimtare do të dalin pas raundit të dytë në 29 mars, ku pritet votuesit e Sarkozi dhe të Holond të votojnë edhe njëra-tjetrën, vetëm për të mos i siguruar fitoren Lë Penit.