Shqipëri- Kosovë bashkë për herë të dytë: Të hiqen vizat për Kosovën

"Një tokë një popull një endërr" me këtë moto u mblodhën për herë të dytë qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, që misionin e kanë një dhe të vetëm, të jenë bashkë, në familjen e BENë mbledhjen e përbashkët të organizuar sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, doli pa doreza kundër vendimit të BE për mos liberalizmin e vizave për shqiptarët e Kosovës.Në krah të homologut Isa Mustafa, Rama e konsideroi regjimin e vizave për Kosovën, një turp për BE.Edi Rama: Regjimi i sotëm i vizave e ka kthyer Kosovën në një enklavë dëshpëruese të burokracisë europiane e kemi thënë e do e themi kurdo regjimi i vizave sot në Kosovë është padrejtësi ciinke ndaj Kosovës dhe kjo padrejtësi duhet të marrë fund një orë e më parë. Pasi nuk cënon dinjitetin e Kosovës por të vetë Europës. Mbajtja e Kosovës nën regjimin e vizave është turp për BE."Në të njëjtën linjë, por jo me të njëjtat tone ishte edhe kryeministri kosovarIsa Mustafa: Për Kosovën ka rëndësi arritja e marrëveshjes së liberalizimit të vizave. Me këtë marrëveshje do të largohet gjendfja e izolimit dhe do ëprvforcohet ndjenja e përkatësisë dhe identitetit të tyre europian. Këto janë sfidat tona.Teksa shefi i qeverisë shqiptare bëri një bilanc të arritjeve të realizuar që nga mbledhja e parë e janarit, nga tregu i përbashkët energjetik, tek arsimi parauniversitar apo zonat ndërkufitare, kryeministri kosovar, Mustafa u tregua më kritik, veçanërisht për bashkëpunimin në sektorin ekonomikIsa Mustafa: Vlerësoj se marrëdhëniet tona ekonomike kanë mbetur më prapa nga marrëdhëniet në fushat e tjera. Kosova dhe Shqipëria ka qëllim strategjik që avantazhet politike t'i përdorin për të ngritur bashkëpunimin ekonomik. Prandaj nuk guxojmë të mendojmë se afërsia unike mes dy vendeve do të zgjidhë në vetvete problemet që natyrshëm ndodhin, psh mes dy ekonomive tona që janë në zhvillim e në përpjekje për të siguruar vendin e vet të merituar në tregun rajonal e botëror. Problemet e tilla nuk mund të zgjidhen vetë as me idealizmin romantik i cili është i rëndësishëm për ne por nuk mund të jetë rregulluesi kryesor mes nesh."Mbledhja e qeverisë u finalizua me nënshkimin e 11 marrëveshjeve në fushën e sigurisë, të kontrollit të brendshëm dhe kufirit dhe me vendim për një konsullatë të përbashkët të dy vendeve në Mynih.Mungesa e ministrave serbeKonferenca e përbashkët për shtyp, ishte rasti, që dy kryeministrat, t'i përgjigjeshin mungesës së ministrave serbë në qeverinë e Kosovës, që nuk u bënë pjesë e mbledhjes së përbashkëtIsa Mustafa:  "Nuk e konsiderojmë të lehtë këtë proces të integrimit të serbëve, por një mundësi e rëndësishme që ne së bashku me tat ë zgjidhim të gjithë problemet e komuniteteve. Shpresoj që ata do të kthehen edhe në kuvend edhe në qeverinë e Kosovës."Edi Rama: "Problem do ishte sikur serbët të mos kishin vende, por kur i kanë vendet dhe i lënë kjo është zgjedhja e tyre.  Vendet janë aty dhe mund të kthehen kur ta shohin të arsyeshme. Më e rëndësishmja është se ndërkohë që ata nuk janë aty, qeveria është aty për të plotësuar të gjitha detyrimet që parashikon marrëveshja."Ndryshe nga mbledhja e parë e janarit e të dy ekzekutivëve, ku në qendër të Prizernit, kishte shumë qytetarët që donin të ishin dëshmitarë të këtij moment, në Tiranë, pritja e qytetarëve u duk më pak e ngrohtë.Dallimet e dy mbledhjeve nga Prizreni ne Tirane Dy qeveritë shqiptare, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës u mblodhën për të vijuar bashkëpunimin përmes një politikbërjeje reale: "Një tokë, një popull një ëndërr ". Jo më në Prizren, si më 11 janar 2014, por këtë herë në TiranëNdryshe nga një vit më parë sot ishin ministrat nga Kosova që udhëtuan  me autobus drej Tiranës, dhe kabineti "Rama" i uroi mirëseardhjen para Pallatit të Kongreseve.Vetë Kryeministri Rama, ndryshe nga një vit më parë, kur qeverinë e drejtonte Hashim Thaçi, sot i uroi mirëseardhjen përmes një ceremonie zyrtare, homologut Isa Mustafa.Ndërsa Thaçi u ul në postin e zv/kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm të Kosovës.Rama: Shqiptarët duan ekuilibër, jo prishje ekuilibrash"“Shqiptarët duan ekuilibër dhe jo prishje ekuilibrash dhe kërkojnë thjesht atë çka u takon. Shqipëria e Kosova meritojnë vëmendje dhe qasje strategjike. Modeli ynë i bashkëjetesës mburojë e udhërrëfyes për Evropën" u shpreh Rama.  Rama : Aspirojmë bashkimin mes vedit dhe Ballkanit në BE Edi Rama: "Shqiptarët nuk rreshtin prej kohësh së propozuari dhe ndërtuari ura lidhëse drejt ëndrrës shekullore të përbashkët europiane. Dje të cfilitur nga segregacioni në territoret fqinje sot të vetëdijshëm për rolin çelës në rajon shqiptarët me zemërgjerësi e kurajo shtrinjë dorën për bashkëpunim. Dialogu dhe përafrimi janë çka shqiptarët duan përmes mirëkuptimit. Janë çka shqiptarët duan përmes mirëkuptimit e bashkëpunimit. Bashkimi mes vedi dhe krejt rajonit tonë me BE është çka shqiptarët aspirojnë. Jemi të vetëdijshëm se Urat e së nesërmes, jo hendeqet e të djeshmes na çojnë drejt qëllimit tonë të madh strategjik. Ndonëse ende në Maqedoni të penguar në rrugën drejt jetësimit të marrëveshjes së Ohrit shqiptarët  i mbeten besnikë jo vetëm në gërmë por edhe në frymë. Me vetëpërmbajtjen e tyre të lavdërueshme garantojnë qëndrueshmëri dhe nxisin bashkëpunim në një rajon ku pa vështirësi mund të rindizen thëngjijtë e përcarjes përballjes e krisjes së paqes. Ndërkohë regjimi i sotëm i vizave e ktheu Kosovën në një enklavë dëshpëruese të BE-së" Marreveshjet e firmosura 1- "Bashkëpunimi i ndërsjelltë në Fushën e Sigurisë".2.Do të firmoset Memorandum mbi "Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm"3.Protokoll mbi "Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit".4. Protokoll "Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare".5. Memorandum i Mirëkuptimit "Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave ".6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për "Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë".7. Marrëveshje e "Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor".8. Marrëveshje për "Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar".9. Protokoll "Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë".10. Memorandum "Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural".11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës ë Kosovës