Ekstradohet "Messi i Shqipërisë" fuste 200 kg drogë në muaj në Itali

Është ekstraduar nga Hollanda për në Itali, shqiptari që ka arritur të dërgontë në Itali mbi 200 kilogramë drogë në muaj. Bledar Pajana, i njohur ndryshe si “Messi i Shqipërisë” u dërgua në burgun Rebibbia në Romë.Mediat italiane shkruajnë se Pajana drogën e merrte nga Amerikan e Jugut dhe e fuste në Itali nëpërmjet kufirit Lisbonë-Madrid.Në tetor 2014 u kap në Romë Astrit Pezaku (rezidente shqiptare në provincën e Bergamos), të cilit iu gjet në posedim më shumë se 6 kg kokainë të destinuara për një person të tretë. Në të njëjtën ditë krimi  financiar kishte ndalur në një makinë, pranë Rho, Madrit Pajana, kushëririn e Bledar Pajanit.Mediat italiane shkruajnë se vlera e drogës e shitur nga Messi i Shqipërisë kapte një shifër prej 100 milionë euro në vit.