Vangjel Dule: Nuk përjashtohet kandidimi më vete i PBDNJ

PBDNJ, ndonëse ka një kontratë me PS, në zgjedhjet lokale nuk e përjashton mundësinë të garojë e vetme. Kjo, sipas kryetarit Vangjel Dule varet shumë nga rezultatet e negociatave që kjo forcë politike po ndërmerr në këtë kohë me aktorë të tjerë politik.Vangjel Dule:”Nuk mund të përjashtohet kandidimi më vete. Vetëm nëse do të gjendet terren i përbashkët me forcat e tjera do të ketë bashkëpunim.”Ndonëse ishte ai që drejtoi Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, Vangjel Dule shmang çdo koment mbi këtë çështje.Vangjel Dule: “Ajo është një kompetencë e kuvendit dhe vetëm ai do të shprehet.”Deklaratat e kreut të PBDNJ erdhën nga një aktivitet të zhvilluar në Korçë me rastin e festës së Greqisë.