Autorizimi për arrestimin, raporti i kardiologut "shpëton" Doshin nga përballja

Me një raport të kardiologut avokati Vladimir Mece,  i ka siguruar dhe dy ditë kohë klientit të tij deputet Tom Doshi për tu përballur në këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve  me kërkesën e prokuririsë për arrestim e tij.Kërkesa është pranuar nga deputetët socialistë, të cilët kanë shtyrë mbledhjen për të mërkurën. Jo vetëm kaq, por nisur nga një kërkesë e deputetëve të opozitës, mbledhja do të zhvillohet me dyer të hapura.Por sërish ecuria e saj ka pikpyetje  pasi raporti mjeksor i Tom Doshit ka vlefshmëri për 5 dit,  deri të premtenEduard Halimi: “Bazuar gjithashtu në një standard të vendosur gjatë gjithë këtyre viteve në parlament, ku seancat dëgjimore me deputetë të cilët i është kërkuar ti hiqet apo kufizohet imuniteti kanë qenë gjithmonë publike. Standardi i transparencës në atë që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj qytetarëve është një standard krucial për funksionimin e parlamentit.Lidhur me çështjen e transparencës u arrit në konkluzionin se seanca e radhës ditën e mërkurë do të jetë në prani të medias. Deputetët të cilët kërkohet nga prokuroria të arrestohen kanë të drejtën e tyre për tu dëgjuar në mënyrë publike në Këshill.Lidhur me kërkesën e paraqitur nga deputeti Doshi për ta shtyrë për disa ditë këtë seancë për arsye mjekësore deputetët e opozitës u shprehën qartë se qëndrimi i grupit të opozitës është po ai që ka qenë i para dy ditëve, në çdo kohë në favor të kërkesave të Prokurorisë.Deputetët e Partisë Socialiste pranuan kërkesën e zotit.Doshi për ta shtyrë mbledhjen me dy ditë, ndërsa për orën do njoftoheni nga administrata e Kuvendit”Subashi: Me rëndësi të respektohen standardetSubashiNdërkaq deputeti socialist, Armando Subashi, vuri theksin në respektimin e standardeve për një proces të rregullt.“ Mbledhja u shty për të mërkurën, deputeti paraqiti një raport mjekësor sipas të cilit nuk ishte i aftë që të realizonte mbrojtjen e tij sot. Ajo që duhet të bëjmë kujdes në të gjithë këtë histori është zhvillimi i një proçesi të rregullt, ligjor, ku padyshim janë disa standarde të mirëpranuara dhe ezauruara edhe nga gjykata Kushtetuese. Padyshim vendimarrja është atribut jo i këtij Këshilli, është thjesht një Këshill konsultativ. Përpilon një raport, i cili i drejtohet seancës dhe në fund të fundit është senaca ajo që vendos në gjithë këtë histori. Pavarësisht kësaj, në fund të fundit ësstë gjykata ajo që vendos lidhur me masën e sigurimit”.Halimi: Këshilli po vepron me dy standarde7Demokratët nuk kanë marrë përgjigje mbi kërkesën për futjen në rend dite të heqjes së mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën. Halimi tha se Këshilli nuk mund të procedojë me dy standarde.“Çështja e dytë proceduriale kishte të bënte me kërkesën e bërë edhe në seancën e kaluar nga Ristani për vendosjen në rend dite edhe të një deputeti tjetër për heqjen e mandatit, të deputetit Kokëdhima pasi është po ky Këshill që vendos edhe lidhur me ketë kërkesë në mënyrë që të mos kemi dy standarde.Njëri sillet brenda 24 orëve dhe deputeti tjetër edhe pse ka tre javë që kërkesa është në dyert e Kuvendit akoma nuk ka kaluar në Këshillin e Rregullores.Nuk morëm përgjigje, pasi nënkryetari i Kuvendit do të këshillohet dhe njëherë me stafin”.[caption id="attachment_482900" align="alignnone" width="494"]raporti i doshit (Ne foto: raporti mjekesor i paraqitur nga deputeti Tom Doshi)[/caption] [caption id="attachment_482937" align="aligncenter" width="554"](Ne foto: Pasqyrimi i gjendjes shendetesore e Doshit nga mjeket) (Ne foto: Pasqyrimi i gjendjes shendetesore e Doshit nga mjeket)[/caption] Mbledhja ka nisur dhe është zhvilluar  me debate mes paleve,  pasi opozita ka kërkuar të jetë e hapur për median, ndërkohë që në të njetin moment të diskutohet dhe heqja e mandatit të një deputeti tjetër Socialist  Koco Kokëdhima.Prokuroria ka kërkuar arrestimin e deputetëve Doshi dhe FrrokuProkuroria e Përgjithshme ka kërkuar arrestimin e dy deputetëve të parlamentit në lidhje me atë që u pagëzua në media si çështja “Doshi”.Këshilli e mori në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë ditën e shtunë, por më pas u vendos shtyrja e vendimit duke u lënë kohë deputetëve Doshi e Frroku që të njihen me akuzat të cilat ngrihen ndaj tyre në kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme.Deputeti Tom Doshi kërkoi një javë kohë për t’u njohur me materialin e ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme.Para gazetarëve ai deklaroi se kërkesa për arrestim bëhet për të shpëtuar kokën e kryeprokurorit Adriatik Lalla.Deputeti demokristian, Mark Frroku, qëndroi vetëm 17 minuta në Këshill dhe mësohet se pretendimet e tij i ka shprehur përmes dokumentave të shkruara.Këshilli i Mandateve dhe Rregullores u drejtua nga numri 2 i Kuvendit, Vangjel Dule pasi kryeparlamentari Ilir Meta u tërhoq nga drejtimi për të shmangur konfliktin e interesit.Këshilli i Mandateve dhe Rregullores harton raportin të cilit duhet t’ia përcjellë seancës plenare. Raporti votohet në mënyrë të fshehtë dhe kërkon shumicë të thjeshtë.