Mat, "Shutrreja" burimi natyror i pashfrytëzuar, në harresë prej vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2015, 11:11
Ndërsa shumë zona në vend vuajnë mungesën e ujit për vaditje, komuna Rukaj në Mat, e pasur më burime natyrore nuk arrin të shfrytëzojë potencialin që ka.Para viteve '90-të, burimi i Shutrrese shfrytëzohej për konsum të ujit të pishëm nga qyteti i Burrelit.Kryetari i Komunës Rukaj, Hamit Xhakrosa, shprehet se një pjesë e burimit do të vihet në shërbim të komunitetit me fondet e vete Komunës, ndërsa thekson se nevojiten te tjera fonde nga Qeveria për shfrytëzimin e plotë të këtij burimi.Banorët e zonës kanë mundur ta shfrytëzojnë këtë burim natyror si rezervuar peshku, duke u kthyer në një pontecial të madh ekonomik, edhe pse falë investimeve të duhura mund të përfitohej shumë më tepër.