Tom Doshi: Problemi më i madh është Prokurori i Përgjithshëm

Ka zgjatur një orë Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve me praninë e dy deputetëve Doshi dhe Frroku për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tyre.Deputeti Tom Doshi, pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit të Mandateve pas paraqitjes së argumentave të tij, ka deklaruar për mediat se nuk ka bërë asnjë kallëzim të rremë dhe nuk ka kanosur njeri. Doshi tha se problemi më i madh është Prokurori i Përgjithshëm i cili nuk ka bërë asgjë për këtë çështje.Tom Doshi: “Kallëzim të rremë nuk kam bërë, as për të kanosur nuk kam kanosur njeri. Problemi më i madh këtu është vetë prokurori i Përgjithshëm që më datën 5 shtator e kam informuar dhe ai nuk ka bërë asgjë për këtë punë dhe nëse nuk do bëhej kështu i bie që Prokurori i Përgjithshëm të largohej.”Vetëm pak minuta pasi doli nga mbledhja Doshi komentoi në FB atë që ndodhi në mbledhjen e Këshilli të Mandateve. Doshi shkruan se po tentohet ti bëhet një burgosje politike. Po ashtu Doshi shkruan se i ka kërkuar provat e Prokurorisë të cilat deri tani nuk i janë vënë në dispozicion.Tom Doshi në FB: Po tentohet nje burgosje politike ndaj meje, me qellim qe te shfajesohen nga pergjegjesia penale Ilir Meta per tentative vrasje dhe Prokurori I Pergjithshem per mosveprim ndaj krimit per 6 muaj. Kete e kuptojne sot I madh dhe I vogel.Me bejne 3 akuza: Per kallzim te rreme: kjo bie poshte menjehere sepse kallzimin nuk e ka bere Tom Doshi. Ne faqen zyrtare te prokurorise se pergjithshme akoma eshte deklarata qe thote se hetimet kane filluar kryesisht nga nje kallzim qe e ka bere Policia.Per kanosje: ne kerkesen e prokurorit nuk ka asnje thenie apo prove se kush eshte kanosur prej meje. Per deshmi te rreme: Kjo eshte nje kundervajtje penale qe denohet me gjobe dhe denim te lehte, per te cilen deri sot nuk eshte arrestuar ne proces hetimi asnje shqiptar. Nuk ka asnje rast te vetem ne 24 vjet demokraci.Pavaresisht se akuzat jane diskretituese per ata qe I bejne, une I kam kerkuar Keshillit te Mandateve sot qe te me japin materialet argumentuese dhe provat e Prokurorit te Pergjithshem, te cilat deri tani nuk mi kane dhene. Pasi ti marr, do bej mbrojtje te detajuar te tyre dhe do te njoftoj publikun.toma ne fbNdërsa deputeti Mark Frroku edhe pse hyri i fundit në mbledhje, ka dalë i pari. Ai ka gjëndruar vetëm 17 minuta. Edhe pse interesi i mediave ishte shume i madh Frroku nuk dha asnjë deklaratë.Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve pasi dëgjuan pretendimet e dy deputetëve, pritet të dalin me një raport përfundimtar.Mbledhja u drejtua nga Vangjel DuleNdërkaq drejtimi i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk u bë nga Ilir Meta, por nga nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule.Anëtarët e Këshillit janë: Fatmir Xhafa, Vasilika Hysi, Namik Dokle, Arben Ristani, Eduard Halimi, Kastriot Islami.Dy deputetët dyshohen për “Kallzim të rremë”, “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklarata te rreme përpara Prokurorit”.Jo vetëm kaq Prokurori e Përgjithshme i kërkoi dje (20 mars 2015) autorizimin Kuvendit edhe për të ushtruar kontroll personal në banesat e Tom Doshit e Mark Frrokut.[metaslider id=481315]