Rama: Bëni durim, stadiumi “Loro Boriçi” do të bëhet
Zhurmës së javëve të fundit të krijuar në rrjetet sociale, por edhe komentet e shumta të sportë-dashësve dhe analistëve të sportit, që kritikonin qeverinë se harroi premtimin për ndërtimin e stadiumit “Loro Boriçi”, i ka dhënë një përgjigje të shkrutër po në rrjetet sociale kryeministri Rama. Ai shkruan kështu:“Ndjekës në Të e FB që përsërisni ndërto stadiumin “Loro Boriçi”. S'po bëjmë ndërtim pa leje të dalë ku të dalë prandaj durim stadiumi do bëhet!”Këto fjalë të Ramës, tregojnë se qeveria nuk e ka harruar premtimin e dhënë se stadiumi do të jetë gati për ndeshjen me Serbinë, që luhet këtë tetor.Megjithatë shqetësimi i shkodranëve dhe komentatorëve të sportit qëndron, pasi muajt kalojnë dhe asnjë punim nuk ka nisur deri më tani.Pyetja e thjesht lind natyrshëm: A do të arrijë të mbyllet në më pak se 7 muaj ndërtimi i impjantit më të madh sportiv të veriut?! Kjo mbetet për tu parë, gjithsesi Shkodranët e presin me padurim stadiumin e tyre, që të gjallërojë nga ngjyrat kuq e blu të skuadrës së tyre të zemrës, Vllaznisë.