Bulqizë, një i moshuar gjendet i vdekur poshtë urës së Cerenecit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2015, 08:08
Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur mëngjesin e sotëm në Bulqizë. Viktima është identifikuar si shtetasi Ukë Markja rreth 70 vjeç.Mësohet se kufoma është gjetur nga kalimtarë të rastit në breg të lumit, poshtë urës së Cerenecit.Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të moshuarit, ndërsa trupi i pajetë është transportuar drejt morgut ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së 70-vjeçarit.