Lazarat, tritol për herë të dytë banesës së babait të kreut të PD Gjirokastër

I vihet për herë të dytë tritol brenda javës, familjes  së kreut të PD-së Gjirokastër Roland Bejko.Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:01 të mesnatës në banesën e Hysen Bejkos, në lagjen "Kordhocë", të fshatit Lazarat.Eksplozivi ishte vendosur tek porta e jashtme e oborrit të Hysen Bejkos. Ka qenë një kallëp tritoli me fitil të ndezur që është hedhur nga jashtë portës në oborrin e banesës.Nga shpërthimi për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, vetëm  dëmtime të pjesshme të llamarinës së portës së jashte të oborrit. Policia nuk ka ende të dyshuar për këtë ngjarje, por mësohet se familja Bejko ka një konflikt të vjetër pronësie. Pak ditë më parë një tjetër kallapë tritoli është hedhur në oborrin e Hysen Bejkos, por që për fat nuk shpërtheu.[caption id="attachment_482292" align="alignnone" width="640"]tritol 1 (Ne foto: Porta e baneses ku u vendos tritoli)[/caption][caption id="attachment_482293" align="alignnone" width="640"]tritol 2 (Ne foto: Demet nga shperthimi me tritol)[/caption]