Dy Qeveritë shqiptare nesër në Tiranë, Mustafa: Kapitull i ri bashkëpunimi

Kabineti qeveritar i Kosovës me në krye kryeministrin Isa Mustafa do të ushëtojë të hënën drejt Tiranës, ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive.Shefi i qeverisë kosovare është shprehur optimist për këtë takim, duke ndarë bindjen se kjo mbledhje do të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy shteteve shqiptare.“Të dashur miq, Dua të ndajë me Ju gëzimin që tashmë po kryhen përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Së këndejmi, jam optimist se mbledhja e së hënës në Tiranë do të jetë e suksesshme dhe do ta hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy shteteve tona” shkruan Mustafa në fb.Kryeministri kosovar zbulon se i gjithë kabineti qeveritar që gjendet në Kosovë do të kalojë së bashku Rrugën e Kombit për të arritur të organizuar dhe në të njëjtën kohë në Tiranë.Mustafa thekson më tej se “Për qeverinë që unë drejtoj, prioritet është bashkëpunimi me Shqipërinë, përmes një politike të bashkërenditur për interesat tona të përbashkëta, për interesat e shqiptarëve në rajon, si dhe për realizimin e bashkëpunimit edhe për çështje të karakterit rajonal dhe të procesit të integrimeve euro-atlantike”.Për shefin e qeverisë kosovare, dy shtetet shqiptare asnjëherë deri më tani nuk e kanë pasur situatën më të përshtatshme në shtëpi, por edhe atë rajonale e ndërkombëtare, që të krijojnë politika të përbashkëta në të gjitha fushat, që na lidhin dhe i bëjnë marrëdhëniet tona dypalëshe të veçanta.Mediat kosvare, duke cituar zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës flasin për nënshkrimin e 10 marrëveshje në fund të mbledhjes së 23 marsit, në fushën e sigurisë, arsimit, kulturës dhe për bashkëpunimin ndërkufitar.Ndërkohë që pritet që në këtë mbledhje të përgatiten edhe disa pika për çështje tjera e të cilat do t’i paraprinin një takimi tjetër të përbashkët.Axhenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Ora 10:40 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Kongreseve.Ceremonia zyrtare e Mirëseardhjes.Ora 11:00 Fillimi i mbledhjes së dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së KosovësOra 12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.Ora 12:20 Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave të qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës