Kërkesa për arrestim, të hënën vendoset për Doshin dhe Frrokun
Këshilli i Mandateve ka vendosur të shtyjë për të hënën kërkesën e Prokuroisë së Përgjithshme për arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Vendimi i Këshillit erdhi pas kërkesës së deputetit Doshi për t’u njohur me materialin e Prokurorisë.Eduard Halimi: Këshilli i Legjislacionit e shtyu shqyrtimin për ditën e hënë në orën 10:00 me kërkesë të PS dhe të deputetit Doshi.Këshilli i Rregullores dhe Mandateve pati një mbledhje prej 2 orësh ku fillimisht ka dëgjuar qëndrimin e deputetit Tom Doshi. Ai ka kërkuar një javë kohë për t’u njohur me materialin e ardhur nga prokuroria e Përgjithshme.Para gazetarëve ai deklaroi se akuzat e ngritura ndaj tij bien, dhe kërkesa për arrestim bëhet për të shpëtuar kokën e kryeprokurorit Adriatik Lalla.Tom Doshi: “Kallëzim të rremë nuk kam bërë, as për të kanosur nuk kam kanosur njeri. Problemi më i madh këtu është vetë prokurori i Përgjithshëm që më datën 5 shtator e kam informuar dhe ai nuk ka bërë asgjë për këtë punë dhe nëse nuk do bëhej kështu i bie që Prokurori i Përgjithshëm të largohej. Tani ka edhe arrestime politike këtu, ca nuk pret”Deputeti Demokristian Mark Frroku qëndroi vetëm 17 minuta në këshill dhe mësohet se pretendimet e tij i ka shprehur përmes dokumentave të shkruara.Këshilli i Mandateve dhe Rregullores u drejtua nga numri 2 i Kuvendit, Vangjel Dule pasi kryeparlamentari Ilir Meta u tërhoq nga drejtimi për të shmangur konfliktin e interesit, pasi deputeti Doshi akuzon pikërisht atë se ka paguar para për ta eliminuar.Këshilli i Mandateve dhe Rregullores harton raportin të cilit duhet tja përcjellë seancës plenare. Raporti votohet në mënyrë të fshehtë dhe kërkon shumicë të thjeshtë.[caption id="attachment_482247" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Mbledhja e Këshillit të Mandateve, u drejtua nga Dule[/caption][caption id="attachment_482217" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tom Doshi pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit të Mandateve[/caption][caption id="attachment_482200" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tom Doshi duke hyrë në Kryesinë e Kuvendit[/caption][caption id="attachment_482204" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Mark Frroku duke hyrë në Kryesinë e Kuvendit[/caption]