Gjirokastër, kryeministri Rama inspekton ndërtimin e Parkut të Viroit

Gjirokastra, një bashki që për zgjedhjet e 21 qershorit, i është lënë zonë e lirë LSI-së, ka qene ndalesa e kryeministrit Edi Rama këtë të shtunë.Në bashkinë e drejtuar aktualisht nga socialsiti Flamur Bime, i vënën nën akuzë për shpërdorim detyre, Rama, inspektoi ecurinë e disa projekteve të qytetit, i cili, sipas tij ka nisur të marrë frymë, fale vizionit të rilindjes.I shoqërua nga ministrat Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj, deputetë të Koalicionit Aleancën për Shqipërinë Europiane   shefi i qeverisë, inspektoi punimet për ndërtimin e Parkut të Viroit në Gjirokastër, një projekt që kërkon ta ktheje parkun ne destinacion turistik por edhe  në një hapësirë me funksionalitet social për qytetarët e Gjirokastrës.Kreu i mazhorancës, shfrytëzoi rastin, për të bërë fushatë për të majtën në betejën e 21 qershorit, kur pemtoi se gjirokastra do të marrë financime më shumë se 20 vitetet e fundit, të mbledhura bashkëEdi Rama: "Ishte një ditë e bukur edhe në Gjirokastër, sepse faktikisht, qyteti po fillon të marrë frymë dhe projektet e kantierit tonë të rilindjes Ne do të vazhdojmë të bëjmë për Gjirokastrën edhe më shumë, dhe që tani kemi mbajtur zotimin që në qeverisjen tonë Gjirokastra do të marrë më shumë vëmendje dhe më shumë financime sesa në 20 vite të shkuara, të mbledhura së bashku. Megjithatë, edhe në vitet e ardhshme kjo do të vazhdojë dhe Gjirokastra do të fillojë të shkëlqejë siç ka hije, falë qeverisjes së socialistëve dhe progresistëve", u shpreh Rama.Teksa shihte ambiente  sportive në  Park, Rama nuk i rezistoi tundimit për të dërguar një top në rrjetë, por ndryshe nga basketbolli, në futboll duket se nuk është aq i favorizuar.Një tjetër projekt për Gjirokastrën është rikonstruksioni i plotë i rrugës hyrëse të qytetit, në segmentin nga Parku i Viroit deri tek Varrezat e Dëshmorëve .