Durrës, Rama inspekton fazën e parë të projektit në Currila

Zona Kodër Vilë në Durrës, nga një zonë e degraduar është kthyer një atraksion turistik. Për ta parë transformimin e saj pas përfundimit të fazës së parë të projektit për rehabilitimin, ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe kryetari i  Bashkisë Durrës Vangjush Dako.Kreu i qeverisë u shpreh se degradimi i zonës ishte një goditje e rëndë për potencialin turistik të Durrësit, ndërsa theksoi se qeveria mbetet e angazhuar për të korrigjuar gabimet e së shkuarës.Edi Rama: "Jemi në një proces ripërtëritje, të një plage të tmerrshme, të hapur për 20 vjet resht, me shkatërrimin e pyjeve dhe me shkatërrimin masiv të folurës sonë. Durrësi p;ër ne ka qenë dhe mbetet një vend strategjik dhe në kuadrin e kësaj qasje, ky investim është një shenjë e fortë për rilndjen që duam "Ministri i Mjedisit Lefter Koka, e cilësoi projektin si model për të tjera zona të ngjashme, me rëndësi ekonomike dhe turistike.Lefter Koka: Është një model për të besuar që edhe një zonë që kishte humbur cdo shpresë, sot besoj do ta konsideroja, një pejzazh natyror i përkyrer dhe do të vazhdojmë edhe me zona të tjera turistike"E njohur nga durrsakët si Kodra e Currilave kjo zonë prej kohësh ka qenë mjaft problematike për shkak të rrëshiqtjes së dherave, duke u kthyer në një zonë me rrezik për qytetarët. Tashmë një shëtitore dhe parku i ri në Kodër janë pamja e re e saj.