Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Urbanistët: Të hartohet një projekt për shpronësimin
Tirana do të jetë kështjella kryesore e zgjedhjeve të 21 qershorit.Por ajo çfarë synohet është që kandidatët për kryetarë Bashkie të hartojnë një projekt shpronësimi, i nevojshëm për zhvillimin e qytetit.Por sa hapësira ofron qyteti më i madh i vendit për zhvillimin arkitekturor dhe jo vetëm?Arkitekti, Artan Shkreli, mendon së është shumë e vështirë gjetja e terrenit për të premtuar zhvillim.Artan Shkreli: Duhen ruajtur shumë hapësirat publike, duhen rivlerësuar hapësirat publike dhe duhen shtuar hapësirat publike. Hapësirat publike shtohen me dy rrugë, e para nëpërmjet menaxhimit të mirë të pronave private kur ato zhvillohen dhe në radhë të dytë nëpërmjet shpronësimit të hapësirave private për tu bërë hapësira publike. Duhet të jenë shpronësime të drejta dhe në shërbim të qytetarëve.Kolegu i tij me pikëpamje të djathta, Besnik Aliaj, është i të njëjtit mendim por analiza e tij futet më në zemër të problemit të shpronësimit.Besnik Aliaj: Ka nevojë për projekte serioze. Projektet serioze bëhen me plan pro shoqërohen me ndërhyrje të forta. Këto ndërhyrje kërkojnë shpronësim. Pjesa më e madhe e territorit sot është provatizuar. Autoritetet duhet të mendeojnë për kompensimin. Problemi është të zhvillojmë qytetin duke respektuar individin.Për Aliaj në 21 qershor është e rëndësishme që të zgjidhet përtej politikës.Besnik Aliaj: Unë do t’i rekomandoja forcave politike, vecanërisht opozitës të zgjedhin kandidatë përtej opozitës, përtej forcës politike që përfaqësojnë. Ata duhet të përfaqësojnë shoqërinë civile.Për urbanistin Besnik Aliaj 1/3 e popullësisë është me bindje të majta dhe 1/3 me bindje të djathta ndaj është ajo fashë prej 40% e cila do të përcaktojë edhe fituesit në 21 qershor.