Kosovë, arrestohen 4 femra për vjedhje të 2 argjendarive, një shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2015, 20:45
Policia e Kosovës nga rajoni i Podujevës gjatë ditës së sotme ka arrestuar në këtë qytet katër femra, njëra prej të cilave ishte nga Shqipëria.
Ato kanë vjedhur 2 argjendari dhe pas arrestimit atyre u janë gjetur në çorape një unaz dhe një zinxhir.
Njëra nga të arrestuarat është nga Shqipëria, e të tjerat janë nga rrethina e Suharekës.Isak Ejupi, komandani i stacionit te Policisë në Podujevës e ka konfirmuar ratin për Indeksonline."Rasti është duke u trajtuar nga ana e policisë së Kosovës", ka thënë Ejupi.Ndërkaq njëri nga shitësit ka thënë se palçkitëset i ka njohur përmes fotografive që atyre u kishin dërguar koleg të tyre nga Peja në mënyrë që të kenë kujdes nga to.