Kërcënim i ri i ISIS për SHBA: 100 ushtarë që luftojnë kundër nesh do të vriten
Shtetet e Bashkuara kanë nisur hetimet pasi në rrjetet sociale është publikuar një listë me emrat, adresat dhe detaje të tjera të rreth 100 ushtarakëve amerikanë.Departamenti i piraterisë kibernetike i Shtetit Islamik bënte thirrje që mbështetësit e organizatës terroriste në Shtetet e Bashkuara, t'i gjenin ushtarët dhe t'i vrisnin.Sipas pretendimit të hakerave të ISIS, lista ishte siguruar duke u futur në databazën e ushtrisë amerikane, por hetuesit e çështjes mendojnë se me shumë gjasa të dhënat janë marrë nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale, ku ishin publikuar nga vetë personeli ushtarak.Megjithatë, autoritetet amerikane kanë thënë se po kontaktojnë me të gjithë ushtarakët emri i të cilëve gjendet në listë dhe po këshillohen që të kontrollojnë dhe modifikojnë të dhënat personale që kanë publikuar në rrjetet sociale.