Vlahutin në "Tonight Ilva Tare": Zgjedhjet test i rëndësishëm, duhet dialog politik

Zgjedhjet e 21 qershorit janë një provë e vështirë dhe e rëndësishme që Shqipëria duhet të kalojë për të ecur në rrugën drejt hapjes së negociatave për antarësim në BE. Mesazhin e jep Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin e cila ka zgjedhur "Tonight Ilva Tare" dhe Ora News për të përcjellë përshtypjet e saj për Shqipërinë 5 muaj pasi ka marrë detyrën.Tiranë- Romana Vlahutin është menduar gjatë për të dhënë intervistën e saj të parë si Ambasadore e Bashkimit Europian.Vetëm pas 5 muajsh, kur ka marrë përshtypjet para nga ky vend, ka përjetuar eksperiencat e saj vendosi t'u flas qytetarëve shqiptarë në emër të insitucionit që përfaqëson.Mireseardhjen ja uroi Presindeti i RTV Ora News, Ylli Ndroqi, i cili konfirmoi angazhimin e k ëtij ekrani për të qenë pranë delegacionit të BE-së në Tiranë dhe publikut në shpjegimin e reformave të rëndësishme që ka nevojë të kryejë vendi drejt anëtarësimit në BE.Ka dhe një arsye përse zgjodhi emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News.Vlahutin: “Ne po diskutonim se ku do ta bëj këtë daljen e parë televizive në media, zgjodha se kjo është më e mira, për të ardhur këtu”.Ndroqi: “Shumë faleminderit. E vlerësoj shumë ardhjen dhe daljen tuaj këtu për herë të parë në media”.Ambasadorja Vlahutin ka konfirmuar rrugën e vështirë dhe koston e reformave që duhet të kalojë vendi përpara se jeta e qytetarëve të përmirësohet me anëtarësimin në BE.Zgjedhjet e 21 Qershorit janë një ndër provat që duhen kaluar përpara vendimit për hapjen e negociatave, por mbi të gjitha vendosja e një dialogu politik mes maxhorancës dhe opozitës.Në takimin e dialogut të nivelit të lartë me praninë e komisionerit Hahn do të flitet për 5 prioritetet dhe mesazhi do të jetë:Vlahutin: “ Ne je mi këtu që të ndihmojmë reformat, disa gjëra themelore. Së pari shteti ligjor që përfshin disa elementë si luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar, reformën në gjyqësor”.Romana Vlahutin është Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri që prej 3 tetorit 2014.E diplomuar në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale në Universitetin e Zagrebit dhe Master në Universitetin e Harvardit me fokus në fusha të veçanta studimi, si menaxhim konflikti dhe siguria ndërkombëtare.Emri i saj është i lidhur ngushtë me procesin e integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe eksperienca e saj mund të shfrytëzohet edhe nga shqiptarët.