Turqia i jep 158 milionë dollarë Ukrainës

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka pritur homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan në Kiev.Ai falenderoi Erdogan për mbështetjen ekonomike që po i jep Turqia Ukrainës në këtë periudhë krize." Falenderoj presidentin Erdogan për inkurajimin e plotë të investimeve turke në Ukrainë, provë e së cilës është edhe nënshkrimi i një çeku prej 158 million dollarësh investime në Ukraine, deklaroi Poroshenko në konferencën e përbashkët për shtyp me Erdogan.Poroshenko tha gjithashtu se Turqia kishte ofruar një kredi prej 50 milionë dollarësh për Ukrainën, në mënyrë që kjo e fundit të mbulojë disi defiçitin e saj buxhetor dhe 10 milionë dollar ndihma humanitare.Gjatë vizitës së tij nëj ditore në Kiev, presidenti turk Rexhep Tahip Erdogan ka bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të tartarëve të Krimesë, duke shmangur partneritetin me Rusinë."Ne kemi shprehur mbështetjen tonë për integritetin territorial, bashkimin politik dhe sovranitetin e Ukrainës, duke përfshirë Krimenë, në çdo platformë," tha Erdogan, pa harruar të përshëndesë armëpushimin në Minsk të Bjellorusisë, ndërmjetësuar nga Gjermania dhe Franca në shkurt të këtij viti.Turqit kanë lidhje të ngushta farefisnore me myslimanët turqisht folës ose te njohur si pakica tartare në Krime, gadishull i aneksuar nga Moska një vit më parë.Ankaraja ka thelluar marrëdhëniet tregtare me Rusinë, arsye për të cilën edhe ka hezituar të kritikojë hapur veprimet e Moskës në Ukrainë.Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin këtë javë, duke diskutuar marrëveshjet e energjisë dhe krizën në Ukrainë./Oranews.tv/