Sekreti i dobësimit të Ilir Metës: Në mëngjes vezë e zier, në dark mish pule

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta zbulon sekretin e suksesit të tij të dobësimit.“E nis mëngjesin me vezë të zier dhe e përfundoj ditën me pak  mish pule të bardhë. Eshtë një kontribut i rëndësishëm për të pasur një dietë të sukseshme”.Në fakt të gjithë e kanë vënë re ndryshimin dhe të shumtë ishin ata që pyesnin se cili ishte sekreti i dobësimit të kryetarit të LSI-së i cili deri para gati dy vitesh kishte një trup të bëshëm.Në mesin e vitit 2013 në media shkruhej se në gati 2 muaj Meta kishte mundur të humbte mbi 30 kg, prej atëherë kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka një trup në formë.Meta mori pjesë në përurimin e një pularie në Shijak paraditen e 21 marsit 2015.meta/sg/oranews.tv/