Sot dita ndërkombëtare e Pyjeve, në Pukë nis mbjella e 30 mijë fidanëve

Në ditën ndërkombëtare të Pyjeve, Ministria e Mjedisit filloi mbjelljen e 30 mijë fidanëve Pisha në rrethin e Pukës.Projekti vjen pas 24 vitesh shkaterrim mbi kuroren e gjelbër. Sipas kreut të Shërbimit Pyjor në Pukë ky projekt do të këtë impakt të jashtëzakonshëm, ndërsa ky është i pasi vit qe prej viteve '90 që shënohet mbjellje masive e fidanëve.Për mbjelljet e fidanëve në pyjeve janë angazhuar nxënësit e shkollave të mesme, pasi puna komunitare është pjesë e programit mesimor.Rrethi i Pukës është e njohur si kryeqendra e pyjeve shqiptare, por prej shumë vitesh ka pësuar shkaterrime në siperfaqet pyjore çka ka sjellë edhe fenomenin e erozionit duke shkaktuar rezik për banesat./Oranews.tv/