Shoqata e investitorëve të huaj: Duhet qëndrueshmëri në politikat fiskale

Investitorët e huaj kanë nevojë për më shumë qëndrueshmëri të politkave fiskale.Marinelaj Jazoj  drejtore Ekzekutive e shoqatës së investitorëve të huaj në Shqipëri deklaron se kjo ndikon në palnin e kompanive të huaja  dhe kthehen në një barrierrë serioze për zhvillimin e veprimtarive të tyre.“Në momentin që një biznes vendos të vijë këtu, ka disa plane biznesi të bëra më përpara dhe në momentin kur vjen këtu dhe përballet me ndryshime të shpeshta të ligjeve, me ndryshime të taksave apo të detyrimeve të tjera, atëhere ka një shpërqëndrim të planeve të biznesit dhe kjo ndikon tek vendimet e tyre për të investuar, apo për të qëndruar këtu përfundimisht”Drejtorja e FIIA kërkon gjithashtu që  të përfundojë proçesi i rimbursimit të TVSH-së.“Biznesi ka ankesat e veta, ka gjëra të cilat janë rregulluar, por ngelemi në rrugën e përmirësimit. Rim bursimi i TVSH është akoma për tu përfunduar. Ndërkohë një reformë fiskale më e mirë, është tepër e rëndësishme e parë nga syri i biznesit”Aktualisht në Shqipëri po realizohet një projekt me financim të Sllovakisë për të përmirësuar mjedisin e biznesit në Shqipëri, si një element kyç për rritjen e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe zvogëlimin e varfërisë së saj.