Kurbin, arrestohet fqinji, vrau 20-vjeçarin se kulloti bagëtitë në tokën e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2015, 14:55
Arrestohet autori i vrasjes së 20 vjeçarit në Lezhë pasi bagëtitë e tij kishin hyrë duke kullotur në pronën e fqinit të tij.Policia informoi sot se prangosja e Deli Alkurtajt 50 vjeç është kryer në orën 13:00 të 21 marsit.Banori i fshatit Gërnac- Milot ishte shpallur në kërkim prej 14 marsit si dyshuar për veprën penale të vrasjes .“Ky shtetas me datën 14.03.2015 për motive te dobëta në fshatin Gërnac, ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin Edmir Hasneziraj” thuhet në njoftimin e policisë./Oranews.tv/