Pezullohen bisedimet bërthamore në Zvicër
Irani dhe 6 fuqitë botërore pezulluan negociatat mbi marrëveshjen historike bërthamore, për tu takuar sërish javën e ardhshme pas një reflektimi të shkurtër mbi gjithçka është bisduar gjatë kësaj jave në lozanë të zvicrës."Kemi pasur takime të mira, shumë solide, të dobishme e shumë productive. Do të kthehemi javën e ardhshme," deklaroi sekretari amerikan i shteti John Kerry gjatë rrugës për në Londër, ku pritet të takohet me homologët e tij evropianë rreth Iranit.Kurse homologu Iranian i Kerrit Mohamed Zarif nuk foli për mediat, por iu përgjigj vetëm pyetjes nëse pritet të ketë marrëveshje."shpresoj të kemi", tha Zarif.Kreu i organizatës iraniane të energjisë atomike, i cili është edhe përgjegjës për anën teknike të programit të Teheranit, Ali Akbar Salehi, i vlerëson kështu bisedimet e kësaj jave:"Hapat në lidhje me programin ishin pozitive në ato fusha ku pati mirëkuptim reciprok" tha ai.Gjithsesi, pavarësisht progresit në negociata, ka ende dallime dhe hendeqe të mëdha në pikat kryesore të bisedimeme, gjë e cila ka zbehur shpresat se do të ketë pakt kornizë deri në fund të marsit.Teksa Kerry takohet me minitrat e jashtëm të Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, delegacioni i Iranit është kthyer në Teheran për shkak të vdekjes së nënës së presidentit Hassan Rouhani.Thelbi i marrëveshjes që po negociohet është kufizimi i aktivitetit atomik të Iranit, i cili në këmbim do të ketë lehtësim të sanksioneve të vendosura nga perëndimi./Oranews.tv/