Kina, Japonia, Korea e Jugut nisin bisedimet
Presidenti i Koresë së Jugut Park Geun-Hye është takuar sot me ministrat e jashtëm të Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut në kryeqytetin Seul, para takimit trepalësh të ministrave të jashtëm të tre vendeve.Ministri i Jashtëm japonez Fumio Kishida, Ai kinez Wang Yi dhe Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Yun Byung kanë diskutuar shqetësimet e ndërsjella të tre vendeve, tensionet rajonale, marrëveshjet territoriale dhe ato diplomatike.Kina dhe Koreja e Jugut pritet të diskutojë vendosjen potenciale të një sistemi të mbrojtjes ajrore të SHBA, një mënyrë kjo për të sfiduar dhe kundërshtuar kërcënimin me raketa të Koresë së Veriut.Gjithsesi, qëllimi kryesor i këtij takimi të ministrave të Jashtëm të tre vende, i ardhur pas tre vjetësh, është rivendosja e marëdhënieve të rregullta diplomatike mes Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut, pasi vendet kanë lidhje të forta ekonomike mes tyre.Por kuptohet në takimet e tyre do të ketë përpjekje për të zgjidhur edhe çështje delikate, të mbetura pa zgjidhje dhe të trashëguara që nga Lufta e Dytë Botërore.Takimi i fundit i ministrave të Jashtëm ishte në vitin 2012.Një vit më pas, takimi u anulua pas tensionit të krijuar për vizitën e Kryeministrit Japonez në një vend të shenjtë që nderon viktimat e luftës së Japonisë, përfshirë edhe një numër kriminelësh të luftës.Japonia, Korea e Jugut, si dhe Australia, të gjithë aleatë të mëdhenj të Shteteve të bashkuara nuk janë pjesë e bankës së investimeve aziatike, e themeluar në Pekin vitin e kaluar me qëllim nxitjen e investimeve në transport, energji, telekomunikacion dhe infrastruktura të tjera .Por tre vendet kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësinë e bashkimit me institucionin..