Cani: Mbi 10 000 fermerë do mbështeten me skema financiare

Bujqësia ështe piketuar si prioritet i një rëndësie të madhe në këtë qeveri.Kështu ka deklaruar Ministri i Financave Shkëlqim Cani, gjatë një takimi me fermerët e qarkut të Dibrës, ndërsa theksoi se edhe gjatë 2015-ës ky sektor do të jetë prioritar pasi do të mbështeten rreth 10800 fermerë me skema financiare për të nxitur prodhimin bujqësor e blektoral.Dibra është një nga qarqet më të varfra në vend, ku një pjesë e popullsisë merret me grumbullimin e bimëve mjeksore, ndaj fermerët kërkuan heqjen e procedurave të TVSH-së për bimë dhe mbështetje për ngritjen e fermave.Ministri i Financave Shkëlqim Cani, tha se edhe në vitin 2015 ky sektor do të vazhdojë të jetë prioritar, bazuar në masat e përfshira në "Paketën e Bujqësia", e cila është paketë e plotë masash për nxitjen dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe agrobiznesit, dhe uljen e kostove të prodhimit./Oranews.tv/