Sindroma Down, Apeli nënës drejtuar grave si ajo: Mos i lini fëmijët pas dore. Duajini me zemër

Tirane- Olsi është 11 vjeç. Ai nuk shkruan me shpejtësinë e bashkëmoshtarëve të tij, nuk artikulon as qartë, por kjo nuk e bënë të jetë ndryshe nga të tjerët.Koha e tij është e ndarë mes shkollës dhe terapisë për tu aftësuar. Pak ditës pas lindjes, nënës mjekët i komunikojnë se djali është me sindromin down e për 9 vjet ai trajtohet. E gjejmë si çdo ditë në Jonathan center ku punon me logopedistë dhe psikologë.Nëna e tij, Shyqyrie Hoxha ia ka dedikuar tërisht kohën djalit të vogël. Për këtë gjen çdo ditë kurajo dhe vullnet dhe sic thotë ajo. Edhe nëse do të dinte që në shtatzëni që do të lindjet fëmija me këtë sindromë, nuk do të kishte bërë abort.femija me sidromen downMamaja e Olsit: “ Do ti bëj shërbim ditën e fundit. Edhe nëse do ta dija në shtatzana nuk do ta kisha abortuar. Është krim. i bëj thirrje të gjithë prindërve kush ka zemër nëne ti ndjekin qendrat dhe të mos i lënë fëmijët e tyre pas dore. E ka dhënë Zoti ashtu. Ndihmojeni të bëhen dikushi në jetë, maksimumi të kujdesen për to. Një thirrje kam dhe për bizneset t’i sponsorizojnë se një ditë Zoti do i shpërblejë.”Familja e Olsit duhet të jetë shembull për të të gjithë fëmijët me këtë sindrom. Terapitë dhe mjedisit social janë kaq të rëndësishme dhe izolimi i tyre siç ndodhë rëndom në shumë raste për shkak të paragjykimeve nuk do të bënin gjë tjetër veçse do ta rëndonin situatën.Prindërit apelojnë se në klasa të përgjithshme do të ishte e nevojshme që të punësoheshin mësues asistent që do e lehtësonte sadopak mësimdhënien.Ndërsa për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë qytetarë e biznesmen, këta familjarë kanë nevojë për ndihmë.21 mars është Dita Botërore e Sindromit Down, i cili nuk është gje tjetër veçse një mutacioni gjenetik në kromozonin 21. Shkaqet janë ende të paqarta. Studimet vijojnë të realizohen por në të gjithë botën mesazhet janë për ti thënë stop paragjykim për këtë sindromë[caption id="attachment_482040" align="alignnone" width="640"]gruaja me femijen me sidrom down Nena e Olsit 11 vjeç me sindromën down[/caption]/Oranews.tv/