Princi Karl dhe kamila në Shtëpinë e Bardhë

Princi Karl i Mbretërisë së Bashkuar, dhe bashkëshortja e tij Kamila, u takuan të enjten e 19 marsit,  me presidentin amerikan, Barak Obama, dhe zëvendësin e tij, Xho Bajden, në sallën ovale, në ndalesën më të rëndësishme të çiftit në turin e tyre amerikan.Kjo ishte vizita e parë e Karlit në Shtëpinë e Bardhë që prej vitit 2011, ndërsa ai bashkë me Kamilën po zhvillojnë një tur që synon të rrisë edhe më tepër partneritetin SHBA-Britani në fusha të ndryshme sociale, si ndryshimet klimaterike./Oranews.tv/