Durrës, alarm fals për bombë pranë gjimnazit "Naim Frashëri"
Rezulton fals edhe alarmi për bombë pranë gjimnazit "Naim Frashëri", ku një pako me një celular sipër është vënë para portës hyrëse për në oborrin e shkollës.Ky ishte alarmi I dytë brenda javës është regjistruar në qytetin bregdetar të Durrësit.Policia e Durrësit është njoftuar përmes një telefonate anonime për pakon e dyshimtë.Forcat antieksploziv të ardhura nga Tirana ndërhynë për të kryer shpërthimin e kontrolluar.Nga ora 07:30- 09:20 minuta Policia e Durrësit rrethoi për më shumë se një orë zonën dhe nuk lejoi nxënësit të futen në shkollë për disa minuta.Këta të fundit dhe shumë qytetarë kureshtarë qëndruan pranë kordonit të policisë, duke ndjekur veprimet për caktivizimin e pakos së dyshimtë.[caption id="attachment_481695" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Vendi ku u gjet pakoja e dyshimtë, 20 mars 2015[/caption][caption id="attachment_481509" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Oborri i gjimnazit Naim Frashëri Durrës, policia vendos shiritin e sigurisë, 20 mars 2015[/caption][caption id="attachment_481510" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Gjimnazi Naim Frashëri Durrës, 20 mars 2015[/caption][caption id="attachment_481511" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Gjimnazi Naim Frashëri Durrës, 20 mars 2015[/caption]