Përsëritet kërkesa për dorëheqjen e Metës, reagon LSI: Brok të mos bëjë Prokurorin
Shtohet presioni ndërkombëtar për dorëheqjen e kreut të Kuvendit dhe zbardhjen e plotë të çështjes Doshi.Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së, Elmar Brok, në një prononcim për mediat pas takimit në Bruksel me kreun e opozitës Lulzim Basha e cilësoi si të habitshme mungesën e dorëheqjes përballë akuzave për vrasje të dy deputetëve."Së pari, është detyrë e autoriteteve shqiptare që të hedhin dritë mbi çështjen dhe të kryejnë hetimin. Nëse ka akuza për kreun e Kuvendit që ai ka urdhëruar dy vrasje, atëherë është Prokurori i Përgjithshëm që hap hetimin dhe në rrethana normale, në këta rast në një vend demokratik, kryetari i Kuvendit jep dorëheqje.Nëse hetimi është në vijim e sipër nga autoritetet shtetërore, atëherë do të ishte e çuditshme të mos jepet dorëheqje".E ndërsa Ilir Meta ndodhet për vizitë zyrtare në Zvicër, Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi përmes Sekretarit të Përgjithshëm Luan Rama.Ky i fundit i kërkoi eruodeputetit gjerman të mos bëjë rolin e Prokurorit, por nëse do të mësoje të vërtetën të vijë në Shqipëri.“Brok të mos bëjë prokurorin dhe të mos keqpërdoret për interesat e klaneve në Shqipëri. Nëse dëshiron të dijë të vërtetën le të vijë në Shqipëri. Meta nuk mund të japë dorëheqjen për llogari të krimit”.Rama i bëri thirrje shefit të opozitës Basha të mos harxhohet kot për deklarata të klonuara.