“Drama Doktor Shuster” shkon në Korçë

Drama “Drama Doktor Shuster” do të ngjitet këtë fundjavë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korcës.Vepra e serbit Dushan Kovaçeviç vjen nën regjinë e Qëndrim Rijanit dhe një trupe aktorësh nga Shqipëria e MaqedoniaRespekti për të moshuarit, për të vdekurin, apo raporti me zotin, janë disa prej tematikave kryesore që shfaqen ne dramën "Doktor Shuster", përmes një trupe aktorësh nga Shqipëria e Maqedonia.Nje veper e shkruar nga autori serb Dushan Kovacevic, që vjen nën regjinë e Qëndrim Rijanit.Per aktorja e mirnjohur,Zamira Kita, kjo veper përmban jo vetem vlera estetike por edhe nje mesazh te thelle dhe te dobishem qe prek kulturen ballkanike.Vepra Doktor Shuster do të luhet në Teatrin e Korcës të premte, të shtunë dhe të diel, në orën 19:00. Ndërsa nuk lejohet ta ndjekin personat nën 14-vjec, për shkak të fjalorit dhe skenave tronditese qe shfaqen here pas here.