Lëvizjet demografike, shtohet nevoja e përmirësimit të shëndetit parësor

Lëvizjet e migracionit por edhe kthimi i emigrantëve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian kërkon një qasje për polikat e shëndetit publik.Sipas Zv/ministres së Punëve të Brendshme, Elona Gjebra fluksi i emigranteve që përdorin Shqipërinë si vend tranzit është në rritje dhe për këtë arsye duhet treguar një kujdes më i madh në dhomat e shoqërimit, teksa për zv/ministrin e shëndetësisë Klodian Rjepaj ndërtimi i qendrave shqëndetësore për emigrantet e kthyer në vend është parësor.Workshop-i i organizuar nga qeveria shqiptare kishte si qëllimi bashkrendimin e punës me ekspertë të vendeve të Europës Juglindore dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për të ndarë përvojat dhe sfidat për të ardhmen./Oranews.tv/